24,04,2024

Berisha: Libri i Mustafës është përmendorja me e bukur e të rënëve tanë

Must Read

“Le të falënderojmë ne me mirënjohje të thellë z. Afrim Mustafa për Enciklopedinë e tij të lirisë kushtuar atyre qe na rikthyen lirinë dhe dinjitetin kombëtar të munguar”.

Ish kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha kohë më parë është takuar  me ish luftëtarin dhe publicistin, Afrim Mustafa me këtë  rast i ka dhuruar veprën, Enciklopedinë e 2500 të rënëve.

Berisha ka thënë se Lufta Çlirimtare e Kosovës, që nga betejat e Skënderbeut deri sot, përbën faqen më të ndritur të historisë sonë kombëtare dhe në këto beteja ne kemi kulmet e heroizmës shqiptare, por ndoshta dhe botërore.

“Të dashur miq, miku im Afrim Mustafa, ish luftëtari i lirisë, publicisti, gazetari, reporteri i fushëbetejave të shqiptarëve në të katër anët e Kosovës, Preshevë dhe Maqedonisë më dhuroi dje veprën e tij të madhe, Enciklopedinë e 2500 të rënëve të kombit tonë në betejat e shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar në trojet e tyre mijëravjeçare.

Kjo vepër është një nderim i madh për sakrificën sublime të atyre grave dhe burrave, të rinjve dhe të rejave që na bëri në shqiptarëve njerëz të lirë, bëri të mundur që më së fundi dhe ne shqiptarët të kendojmë Këngën e Lirisë. Liria e një kombi është një dhe e pandarë, ndaj dhe vepra e Mustafës mund të konsiderohet Enciklopedia e Lirisë kombëtare të shqiptarëve e shkruar me guximin, trimërinë, vetmohimin, gjakun dhe jetën e kryekomandantit,,kryeheroit të kohërave moderne të shqiptarëve, Adem Jasharit, komandantëve dhe luftetarëve të tjerë legjendarë.

Te dashur miq, Lufta Çlirimtare e Kosovës, që nga betejat e Skënderbeut deri sot, përbën faqen më të ndritur të historisë sonë kombëtare. Në këto beteja ne kemi kulmet e heroizmës shqiptare, por ndoshta dhe botërore. Libri i Afrim Mustafës është Përmendorja më e bukur e të rënëve tanë. Këtu, ata si në një panteon lirie qëndrojnë dhe prehen të përjetshëm pranë njëri- tijetrit si vëllezër në ideale për të cilat u flijuan. Ndaj, le të falënderojmë ne me mirënjohje të thellë z. Afrim Mustafa për Enciklopedinë e tij të lirisë kushtuar atyre qe na rikthyen lirinë dhe dinjitetin kombëtar të munguar”.

ME RESPEKT DR. SALI BERISHA

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img