07,01,2026

Autostrada që lidh Shkupin me Prishtinën, ndër prioritetet e qeverisë maqedonase

Must Read

Autostrada Shkup – Bllacë do të ndërtohet përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) dhe ribalanci i Buxhetit aspak nuk do të ndikojë mbi dinamikën e ndërtimit, sepse NPRRSH nga viti 2013 nuk është shfrytëzues buxhetor.

Këtë sot e theksoi ministri i Financave Dragan Trevdovski në përgjigjen e pyetjes në konferencën për shtyp në Qeveri për Propozim-ribalancin e Buxhetit për vitin 2018.

“Autostrada Shkup-Bllacë është një ndër prioritetet të cilat tentojmë t’i realizojmë si Qeveri. Për momentin përgatitet dokumentacioni teknik, ndërsa kërkuam edhe financim për ndërtimin e autostradës nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me çfarë i ndërmarrim të gjitha aktivitetet që të realizohet”, theksoi Trevdovski.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaku i vërshimeve, shtyhet procesi mësimor për 12 janar për të gjitha shkollat

Fillimi i procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë është shtyrë deri më 12 janar në të gjitha komunat e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img