06,02,2026

Asfaltohet rruga “Riza Goga” në qendër të qytetit

Must Read

Kushtet e përshtatshme klimatike, kanë mundësuar zhvillimin edhe të një numri të madh projektesh infrastrukturore edhepse në fundvit. Në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonën e qytetit, sot u asfaltua edhe rruga “Riza Goga” – arterie kjo e rëndësishme në qendër të qytetit.

Për të ndjekur punimet që po kryeheshin në dy segmente të kësaj rruge, doli i pari i infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, Arbër Bytyqi. Ai tha se kjo rrugë që është përcjellë me mungesë infrastrukture për vite me radhë, tashmë është e kompletuar pas intervenimit për asfaltim nga ana e Komunës së Ferizajt. Ai shtoi se kjo rrugë paraqet rëndësi vitale për qendrën e qytetit, duke u shfrytëzuar si rrugë alternative për qarkullimin brenda qendrës së qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img