23,04,2024

Asfaltohen rrugicat në fshatin Prelez i Jerlive

Must Read

Ferizaj.17.09.2017. Banorët e fshatit Prelez i Jerlive, janë ndier tejet të kënaqur që gjatë ditës së diel është bërë asfaltimi i rrugëve të tyre. Asfaltimi ka filluar nga rruga “Graiqevci” për të vazhduar tutje edhe në rrugicat tjera të këtij fshati.

Nga afër punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve i ka përcjellur numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, drejtori i urbanizmit Faik Grainca si dhe mbikëqyrësi i këtij projekti Ismet Vranovci.
Me këtë rast kryetari Svarqa, theksoi se krijimi i infrastrukturës së nevojshme po përmirëson edhe kualitetin e jetës së banorëve.

“Këto projekte janë tepër të rëndësishme, sepse ne në këtë mënyrë po bëjmë edhe jetën e qytetarëve me të lehtë si në qarkullimin e këmbësoreve, por edhe të automjeteve. Rrugët ne fshatin Prelez i Jerlive, po rregullohen me të gjitha standardet dhe me gjerësi gjashtë metra”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se ditëve të ardhshme asfaltime do të ketë edhe në qytete, por edhe në fshatrat për rreth.

E nga ana, tjetër banoret e fshatit Prelez të Jerlive, u shprehen tejet të kënaqur me këtë asfaltim. Driton Sinani banorë i këtij fshati tha se në fshatin e tyre tashmë është rregulluare gjithë infrastrukturore, por sipas tij banorët e këtij fshati kanë nevojë edhe për ndriçim publik dhe për ndërtimin e një fushe sportive, ku të rinjtë të kalojnë kohën e lirë të tyre.

U bë e ditur se vlera e projektit për asfaltimin e rrugëve në fshatin Prelez të Jerlive, komunës së Ferizajt i ka kushtuar mbi 185 mijë euro, ndërsa kap një gjatësi prej 2854 metra.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img