24,10,2025

Artistët ferizajas bëjnë edhe një mural për qytetin e Ferizajt

Must Read

Shoqata e artistëve ferizajas “Zef Kolombi” po vazhdon me aktivitetin e saj “Ti japim ngjyrë qytetit”
Të rinjtë e shoqatës së artistëve “Zef Kolombi” sot kanë bërë edhe një mural në kuadër të aktiviteteve të tyre për i dhënë ngjyrë qytetit dhe zbukurimit të tij.
Kësaj radhe temë ë muralit ishte tolerance fetare .
Shoqata “Zef Kolombi” kësaj radhe këtë aktivitet e ka organizuar me piktorin nga Afganistani Khaled Koshdel.
“Kemi shfrytëzuar vizitën e piktorit afganistanas i cili po kalon pushimet në Kosovë së bashku të bëjmë një mural dhe përmes këtij murali të paraqitet gjendja në zonat e lindjes por ku si mesazh është tolerance fetare. Këtë aktivitet po e bëjmë në bashkëpunim me piktorin afganistanas dhe të rinjtë e shoqatës “Zef Kolombi”. Temë e këtij murali është që të lirohemi nga komplekset fetare dhe porosia e muralit është tolerance fetare” tha Lebibe Topalli, kryetare e shoqatës “Zef Kolombi”

Ky aktivitet po bëhet nga të rinjtë e kësaj shoqate me punën e tyre vullnetare në kuadër të aktivitetit “Ti japim ngjyrë qytetit”
“Është ky një aktivitet në kuadër të fushatës “Ti japim ngjyrë qytetit”.Ne si grup i të rinjve i’u kemi bashkëngjitur këtij aktiviteti dhe vullnetarisht po punojmë që këto aktivitete të dalin sa më mirë. Qëllimi i temës ishte fakti se qyteti ynë njihet si qytet i tolerancës e kjo të mos mbetet vetëm tek Xhamia dhe Kisha por këtë ta shprehim edhe përmes një murali. Për këtë është zgjedhur forma e Graffitit e cila është forma direkte dhe më e mirë e të shprehurit” tha Arbnor Karaliti.
Punimet e këtij murali kishte dalë ti përcjellë edhe piktori nga Afganistani, Khaled Koshdel, i cili ka ditë që po qëndron në Ferizaj.
U bë e ditur se i gjithë projekti ishte vullnetarë dhe mjetet për këtë ishin donacion nga piktori francez Anook , i cili ditë më parë qëndroi në Ferizaj e ku pati edhe shumë aktivitete.
Ndryshe Ferizaj po përgatitët edhe për Festivalin Ndërkombëtar të Muraleve i cili do të mbahet në Shtator të këtij viti e ku janë të ftuar shumë artistë të njohur.

13664860_1234984159868068_904652160_n 13633355_1234984216534729_1341939418_o 13639961_1234984096534741_329209068_o 13632612_1234985886534562_1313227239_o

13632733_1081775228536056_2042326062_o 13639963_1081775211869391_1386502691_o 13662399_1081775195202726_1708039037_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img