17,12,2025

Arrestimi i gjyqtarëve, Hahn: Erdogan i kishte gati listat

Must Read

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johanes Hahn, shprehet se qeveria turke kishte përgatitur më herët arrestimet masive të gjyqtarëve. Hahn tha sot nga Brukseli se qeveria e Ankarasë kishte përgatitur listën përpara se të zhvillohej grushti i shtetit. Ai tha se arrestimi i shpejtë i gjyqtarëve e tregon këtë.

“Jam shumë i shqetësuar. Kjo është pikërisht ajo që ne kishim frikë”, tha komisioneri i BE-së.

Mbrëmjen e 15 korrikut në Turqi u organizua një grusht shteti, i cili rezultoi i dështuar. Mbi 2 mijë gjykatës janë arrestuar nga policia, ndërsa numri i të arrestuarve shkon në mbi 6 mijë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img