20,01,2026

8 të plagosur nga përleshjet midis migrantëve në Greqi

Must Read

greqi-690x380

Përleshjet midis migrantëve në një kamp të mbipopulluar në qytetin Piraeurs, pranë Athinës, kanë lënë së paku tetë veta të plagosur, transmeton Radio Europa e Lirë.

Raportohet se afganë dhe sirianë kanë qenë të përfshirë në një rrahje tri orëshe atje, ku mijëra njerëz jetojnë në kushte të rënda.

Në ishullin Çios, migrantët kanë thyer një kamp, në shenjë protese.

Greqia, ndërkohë, është duke u përgatitur për të nisur kthimin e migrantëve në Turqi, në përputhje me një marrëveshje të Bashkimit Evropian.

Sipas kësaj marrëveshjeje, migrantët që arrijnë në Greqi nga Turqia pas 20 marsit, do të kthehen nëse nuk aplikojnë për azil ose nëse aplikimi i tyre refuzohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img