06,11,2025

15 vjeçari nga Ferizaj, Albion Jetishi nënshkruan me skuadrën franceze, Saint-Étienne

Must Read

Ka tetë vite që është pjesë e akademisë së skuadrës franceze, Saint-Étienne, teksa tani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.

Bëhet fjalë për 15 vjeçarin nga Ferizaj, Albion Jetishi.Siç mëson GazetaBlic, ai është nën menaxhimin e kompanisë “Sport Entertainment Group”, ndërsa pritet të jetë një nga talentët kosovarë të së ardhmes.

Ai është pjesë e ekipit U16 të Saint-Étienne, kurse synon që në një të ardhme të afërt ta sigurojë edhe vendin në skuadrën A.

Gjithsesi, shpresojmë që gjithashtu të jetë në mbikëqyrje të autoriteteve të FFK-së, pasi një talent i tillë, mund të na ndihmojë shumë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img