29,04,2024

​Kusari-Lila: Vitore Stavileci viktimë e huliganizmit

Must Read

Kusari-Lila thotë se Vitore Stavileci është viktimë e huliganizmit dhe nuk duhet të ketë asnjë petk politik që e mbron këtë sjellje. 

“Ne kemi bindje të ndryshme politike por nuk rrahemi për to, se atëherë s’kemi nevojë për shtet por për ring boksi që të fitojë më i forti”, shkruan në facebook kandidatja për kryetare të Gjakovës.

Ky është reagimi i plotë i Mimoza Kusari-Lilës:

Vitore Stavileci është grua me emër dhe mbiemër, integritet dhe dinjitet të vetin personal, shtesë është Nënë, motër, bashkëshorte dhe asnjëri nga atributet e saj nuk e meriton të ushtrohet dhunë ndaj saj, ashtu sikur asnjë qenie e gjallë nuk rrahet për se është gruaja apo Nëna e dikujt. 

Vitorja është viktimë e huliganizmit dhe nuk ka arsye apo petk politik që e mbulon huliganizmin.

Ne kemi bindje të ndryshme politike por nuk rrahemi për to, se atëherë s’kemi nevojë për shtet por për ring boksi që të fitojë më i forti.

Ftoj organet e drejtësisë edhe pse deri me tani shpesh pa sukses, të gjejnë autorët dhe të zbardhin rastin dhe prapavijën e kësaj dhune në mënyrë që të ketë paqe dhe qetësi për të gjithë në shoqëri. 

Ndërsa denojmë për aktin e shëmtuar dhe ftoj të gjithë pa përjashtim të besojmë në drejtësi dhe demokraci dhe i uroj shërim të shpejtë Vitores.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img