Policia e Kosovës vendos radarë me fotografi në autostradë

Për të parandaluar aksidentet dhe për të identifikuar shkelësit e rregullave të komunikacionit Policia e Kosovës po përdor radarin me fotografi nëpër autostrada.

Policia ka publikuar fotografi nga një aksion në “Veternik”, përmes të cilës shihet automjeti cak me të dhënat e shpejtësisë, të nxjerra në formë kuponi.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës një prej objektivave parësore ka edhe ofrimin e sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, ku implementimin e planeve dhe aktiviteteve policore nga afër e përcolli drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Operacione, z. Afrim Ahmeti dhe nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete policore të kombinuara, si projekte sensibilizuese, me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit dhe po ashtu veprime ndaj kryerësve të kundërvajtjeve në trafik.

Scroll to Top