27,12,2024

Zgjidhen fituesit e Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari 2016

Must Read

Gazetarja Serbeze Haxhiaj është shpërblyer me çmimin e parë për vitin 2016 të Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari, në ceremoninë përmbyllëse të mbajtur të premten në Prishtinë.

Ajo fitoi çmimin prej 4 mijë euro për storjen e saj rreth sfidave me të cilat ballafaqohet gjykata e re e Kosovës në mbrojtjen e dëshmitarëve të krimeve që dyshohet se janë kryer nga ish- guerlasit që shpesh shihen si heronj në Kosovë.

Çmimi i dytë prej 3 mijë euro i takoi gazetares Masenjka Babic për artikullin e saj për kërcënimet për të drejtën e abortit në Kroaci.

Ndërsa çmimi i tretë prej 1 mijë euro iu nda gazetarit Elvis Nabolli për artikullin e tij për rezistencën e industrisë së kanabisit në Shqipëri.

“Serbeze Haxhiaj ka shkruar një storje të fuqishme dhe të guximshme rreth një teme kundërthënëse të cilën shoqëria kosovare ka hezituar ta adresojë”, tha anëtari i jurisë, Kristof Bander.

Dhjetë gazetarë të talentuar nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Bullgaria, Rumania, Serbia, Kroacia dhe Greqia kaluan më shumë se gjashtë muaj gjatë këtij viti duke hulumtuar storjet që këtë vit si temë kishin “Besimin”.

Publikimi “Besimi: I Gabuar. I Tradhtuar. I Rikthyer” është përmbledhje e punës së tyre dhe është shfaqur premierë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, në prani të 150 të ftuarve, përfshirë partnerë medialë nga Europa, mysafirë nga jeta publike dhe më shumë se 50 gazetarë nga rajoni që janë anëtarë të rrjetit alumni të këtij programi.

Bursa Ballkanike për Ekselencë në Gazetari është lansuar në vitin 2007 për ta promovuar raportimin e cilësisë së lartë dhe ndërkufitar. Programi ofron bursa me mbështetje financiare dhe redaktorialë, duke u mundësuar gazetarëve që të udhëtojnë, raportojnë dhe shkruajnë storjet e tyre si dhe t’i ngrisin aftësitë e tyre në gazetari.

Si projekt që promovon zhvillimin e një shtypi të fuqishëm dhe të përgjegjshëm, Bursa Ballkanike për Ekselencë në Gazetari për 10 vjet është ngritur në një platformë që ka ndihmuar gazetarët t’i formësojnë standardet e gazetarisë në Ballkan dhe karrierat e tyre të reporterëve pjesëmarrës.

Gazetarja nga Kosova, Serbeze Haxhiaj, fituese e çmimit të parë të Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari. Foto: Atdhe Mulla

Gazetarja nga Kosova, Serbeze Haxhiaj, fituese e çmimit të parë të Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari. Foto: Atdhe Mulla

Bursa përmirëson raportimin cilësor, nxit rrjetëzimin rajonal ndërmjet gazetarëve dhe avancon mbulimin e temave që janë në interes për rajonin dhe Bashkimin Europian. Për gazetarët në Ballkan, ky program shërben si mundësi unike për zhvillim profesional.

Përveç përfituesve të sivjetmë të bursës, partnerëve tanë medialë nga Europa dhe mysafirëve nga jeta publike, ceremonisë për do t’i bashkohen edhe më shumë se 50 gazetarë nga rajoni që janë anëtarë të rrjetit alumni të programit.

Anëtarët e jurisë që kanë përzgjedhur fituesit janë Florian Hassel, korrespondent për Ballkanin i gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung;Remzi Lani, drejtor ekzekutiv i Institutit të Medias të Shqipërisë; Gerald Knaus, themelues i Iniciativës Kosovare për Stabilitet; Milorad Ivanoviq, drejtor ekzekutiv i edicionit serbisht të revistës Newsweek; Elena Panagiotis, redaktore për gazetën zvicerane Neue Zürcher Zeitung; dhe Gerfried Sperl, nga e përditshmja austriake Der Standard. Christine Spolar, redaktore për hulumtime dhe projekte speciale në Financial Times ishte anëtare vjetore e komitetit përzgjedhës, me mandat njëvjeçar.

Me përfundimin e programit të këtij viti, bursistët janë të ftuar të marrin pjesë në rrjetin aulmni të Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari, i cili tashmë përbëhet nga më shumë se XX gazetarë nga 10 vendet e Ballkanit që bashkëpunojnë në storje dhe promovojnë standardet më të larta të gazetarisë.

Bursa do ta lëshojë një thirrje për aplikim për programin e vitit të ardhshëm në janar të vitit 2017.

Bursa ballkanike për Ekselencë në Gazetari implementohet nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe mbështetet nga Fondacioni ERSTE dhe Fondacionet e Shoqërisë së Hapur.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img