25,12,2024

Vrasësi i Donjeta Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave, dëgjimit të palëve, të pandehurin N.P. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim të përjetshëm.

 “I pandehuri N.P. akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit – Komuna Deçan, në vendin e quajtur te ‘Kroni i Lajthisë’, duke qenë edhe më parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta, ka privuar nga jeta viktimën D.P. nga po i njëjti fshat, në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë, në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet në afërsi të shtëpisë së N.J., kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij, i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e me pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit, dhe kur arrin tek ‘Kroni i Lajthisë’ e privon nga jeta me armë duke shtënë dy herë në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse kufoma e viktimës është gjetur më 17.12.2015 në vendin e ngjarjes nga disa kalimtar të rastit”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img