19,11,2024

Veseli thotë se do t’i ndalojë punësimet familjare në institucione

Must Read

Ka filluar konferenca për projektin e Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.

Në këtë konferencë pos ambasadorit britanik Ruari O’Connell, po marrin pjesë edhe krerët shtetërorë.

Se situata nuk është e mirë tek emërimet në institucionet publike, e pranoi vetë i pari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Me emërimet e huaja nëpër pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe në agjencitë e pavarura ka humbur besimi i qytetarëve në institucione, pasi që gjatë këtij procesi për tri vite ka pasur pak rezultate që janë pritur të arrihen”, ka thënë Veseli.

Veseli u zotua se do t’i ndalë ata njerëz që punësojnë të afërmit e tyre nëpër institucione.

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se për tre vite që prej se ka hyrë në fuqi memorandumi me Ambasadën britanike rreth punësimeve në pozita të larta në institucione publike e të pavarura ka pasur një varg lëshimesh.

“Pas këtij projekti në 44 pozita janë përzgjedhur njerëz jopolitikë”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img