18,11,2024

Veseli pritet nga homologu francez Claude Bartolone (Foto)

Must Read

Kryetari i Asamblesë Nacionale të Francës, z. Bartolone, i ka dhënë mbështetje të plotë Kryeparlamentarit Veseli dhe institucioneve kosovare për punën që po bëjnë në përmbushjen e reformave për zhvillim ekonomik dhe reformim të sistemit të drejtësisë, si dhe në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Qytetarët e Kosovës janë në zemrat tona dhe vendi juaj do të ketë kujdes të veçantë nga Franca. Kosova duhet të vazhdojë rrugën e reformave të nevojshme, ndërsa shteti ynë do të ndihmojë dhe angazhohet edhe më shumë për integrimet evropiane të Kosovës dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, tha Bartolone.

Ai, po ashtu, theksoi se Franca është e interesuar të intensifikojë raportet me Kosovën në fushën e ekonomisë, arsimit dhe të kulturës.

Gjatë takimit të veçantë me z.Bartolone, Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova po vazhdon rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe në rrafshin e brendshëm po bën reformat e nevojshme për zhvillim ekonomik.

Në këtë takim, Veseli foli për mundësitë që ka Kosova dhe ftoi investitorët francezë që të investojnë në Kosovë.

Veseli dhe Bartololone kanë diskutuar edhe për një marrëveshje prej 62 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza. Kryeparlamentari kosovar theksoi se kjo marrëveshje shumë shpejt do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

ves1 ves2 ves3

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img