26,12,2024

Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Ferizaj.

Must Read

Ka vazhduar kërkimi i personit të zhdukur nga fshati Greme e Ferizajt,  ILAZ (TAHIR) SEJDIU i lindur me 19.10.1932, me banim në fshatin Greme, komuna Ferizaj, i cili me datën 17.08.2023 rreth orës 07:10 kishte dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ekipet e policisë rajonale të Ferizajt në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës,

“Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, vullnetarët nga  “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”, pjesëtarë të Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt janë në kërkim të personit të zhdukur.

Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve .

Ai është i gjatë, 170 cm

Peshon, 75 kg

Sy kafe

Flokë të thinjura

Kishte të veshura: pantollona  dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë

Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me personin e zhdukur, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img