Vazhdon dezinfektimi i objekteve shkollore në Ferizaj, klasët e 9-ta dhe maturantët do të nisin përgatitjet për testin e arritshmërisë dhe maturës
Dezinfektimi që nisi në dhjetor në objektet arsimore të Ferizajt, po vijon edhe tash. Nën mbikqyrjen e Inspektoratit të Komunës, tashmë janë dezinfektuar 12 objekte shkollore, për të vijuar ditëve në vijim në të gjitha objektet shkollore të Ferizajt.
Kjo masë e vazhdueshme mbrojtëse, siç u shpreh drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, po merret tash kur nga e hëna pritet të fillojnë mësimin klasët e nënta si dhe nga 15 Qershori edhe maturantët, që të dy këto nivel klasash, me qëllim të përgatitjes për Testin e Arritshmërisë, përkatësisht Testin e Maturës, njëkohshëm edhe për shëndetin e mësimdhënësve dhe punonjësve tjerë të shkollës që këto ditë janë në punë për përgatitjen e dokumenteve të ndryshme administrative për nxënësit.






