28,11,2025

Urim i Kryetarit të Hanit të Elezit, Rufki Suma me rastin e 17-Shkurtit, Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës

Must Read

Me rastin e 17-Shkurtit, Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, në emrin tim personal dhe të Komunës së Hanit të Elezit ju uroj 12 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë të Republikë së Kosovës.
Kjo datë do të mbetet e shënuar si përmbyllje e një përpjekje të gjatë e çlirimtare, e mbuluar me lavdi, gjak dhe sakrifica të panumërta, që simbolizohet me emrin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Në ditët e mëdha si kjo, t’i kujtojmë vlerat e mëdha të kombit tonë për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme, e cila do të shënojë përmirësim dhe zhvillim më të madh në të gjitha fushat.
Le të jet kjo ditë, festë e lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
Kryetari i Komunës
Rufki Suma

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img