17,11,2024

Topalli takon fermerët, u premton ngritje të subvencioneve

Must Read

Ferizaj.12.10.2017. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, Faton Topalli, ka mbajtur një takim me fermerët ferizajas, të cilëve u ka premtuar rritje të subvencioneve prej mbi 1 milionë euro, nëse merr udhëheqjen e qeverisë lokale. Ai tha se në programin e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë lëmi, prioritet do të jetë zhvillimi i pemëtarisë.

“Për ta mbështetur prodhimin vendorë ne do ta restaurojmë tregun aktual, do ta renovojmë, do ta bëjmë një treg të përshtatshëm edhe për ata që shesin, por edhe ata që vijnë për t’i blerë produktet bujqësore, po ashtu do ta bëjmë edhe tregun mobil ku do t’iu japim mundësi më të madhe prodhuesve vendorë që ta plasojnë mallin e tyre, në vendet perëndimore produktet që prodhohen në regjion janë produkte që kushtojnë më shtrenjtë sepse kanë një kualitet shumë të mirë, duke pasur parasysh që nuk është njësoj kur domatja vjen prej Italisë apo ndonjë vendi tjetër në Ferizaj, apo prodhohet këtu 10 kilometra larg qytetit, ajo është edhe më e mirë, më e freskët dhe mbi të gjitha i stimulon prodhuesit bujqësor, pra do të angazhohemi t’i stimulojmë prodhuesit vendorë dhe t’i afirmojmë ata”, tha Topalli.

Topalli tha se ndarja e subvencioneve për fermerë do të bëhen në bazë të meritave, e jo në baza nepotiste.

“Për fermerët po fillon një kohë e re, një kohë kur ata komunën kanë me ndje vërtetë si mbështetje për hallet e tyre, mandej duhet pasur parasysh që atë që nuk e ka bërë komuna jonë është se ka shumë fonde të BE-së, ka shumë mundësi të thithim fonde nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e bujqësisë, komuna jonë nuk e ka bërë sepse nuk ka qenë e interesuar dhe në qoftë se ka pasur ndonjë iniciativë angazhimi i tyre ka qenë qysh me nda një pjesë për vetën e jo për ata që merren me tokën, me bujqësinë”, tha Topalli.

Ndërsa, fermerët e pranishëm në këtë takim, u ankuan për ndarje jo të drejtë të subvencioneve përgjatë viteve të fundit.

“Gjatë kohës së kaluar jo që nuk kemi marrë asgjë, por as nuk jemi këshilluar, as asgjë, më herët drejtoria ka ndarë makina mjelëse, por asgjë për fermerët serioz, kanë marrë lopë fermerët që pas një jave i kanë shitur, ndërsa shpresoj që këto dukuri të këqija të ndalohen”, tha Ragip Haliti.

Topalli tha se kërkesat dhe shqetësimet e fermerëve do t’i inkorporoj në programin qeverisës të tij, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img