Taksa suspendohet me 22 janar: Veseli thërret takim me Ambasadorin Amerikan dhe Haradinajn

Deri tani Metro ka raportuar se 21 janari është afati i fundit për heqjen e taksës 100% kundër prodhimeve serbe të dhënë si ultimatum nga diplomacia amerikane. I pari i PDK’së Kadri Veseli ka ftuar një takim pikërisht për këtë punë, por me 22 janar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë të mos e ndërrojnë qëndrimin rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe. Nga Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi kanë apeluar tek udhëheqësia kosovare që ta largojë tarifën e vendosur para dy muajve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett dhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn për të diskutuar rreth taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Burime mirë të informuara të gazeta Metro, tregojnë së në këtë takim të ftuar të martën me 22 janar pritet të hiqet taksa 100%, dhe kjo do të ndodhënë akrodancë të ambasadorit Amerikan, Kryeparlamentarit Veseli dhe Kryeministrit Haradinaj.

Me tone të ashpëra rreth taksës, kanë folur edhe të shtunën, Presidenti i Kosovës i cili ka thënë se këto masa tarifore, po e dëmtojnë Kosovën në aspektin e potencës diplomatike dhe po i dëmtojnë tejmase marrëdhëniet me aleatin më strategjik të vendit SHBA.

Heqjen e taksës e kanë kërkuar edhe Brukseli dhe të gjitha vendet e fuqishme të Bashkimit Europian (BE), që kanë cilësuar se kjo është pengesë serioze e vazhdimit të dialogut i cili, sipas paëve në proces, pritet të përfundoj në mars me një marrëveshje, e më së largu në 6 mujorin e parë të këtij viti, ka thënë Kryediplomatja Frederica Mogherini, në një konferencë para mediave me 8 janar.

Një gjë të njëjtë e ka thënë edhe Komisioneri Johanes Hahn, në takimin e fundit me Kryeministrin Ramush Haradinaj, ku është kërkuar heqja e taksës, e që diçka aty është premtuar, pasi që pas këtij takimi nuk pati as konferencë për media, përveç statuse në rrjete sociale, që nuk treguan qartësisht qëndrimin rreth këtyre masave.

Scroll to Top