22,12,2024

Studentët e UShAF u mblodhën në sheshin e Ferizajt për t’i dal në ndihmë Muhamed Bullakut

Must Read

Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mblodhën sot në sheshin “Adem Jashari”, në Ferizaj për të ndihmuar për shërim fëmijën 3 vjeçar- Muhamed Bullaku nga Klina, i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë, dëmtimi i trurit të majtë, probleme me zemër dhe me veshkën e majtë.

Studentët përgjatë gjithë ditës së sotme qëndruan në Shesh duke shitur piktura të punuara nga vet ata, si dhe ushqime e aksesorë të ndryshëm në mënyrë që të sigurojnë sa më shumë të holla për të ia dërguar familjes së Muhamedit.

Studentëve në shesh iu bashkëngjit edhe Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari së bashku me stafin e Universitetit.

Rektori e cilësoi këtë iniciativë të studentëve si një akt human nga ana e tyre dhe u shpreh i kënaqur që studentët po i dalin në ndihmë Muhamedit të vogël. Po ashtu, Rektori uroi që vogëlushi të shërohet sa më shpejtë dhe të vazhdoj jetën pa probleme shëndetësore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img