13,05,2025

Së shpejti funksionalizohet Arkivi Regjional në Ferizaj

Must Read

I pari i Ferizajt, Agim Aliu ishte nikoqiri i takimit të sotëm me Kryeshefin e Agjencisë së Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, drejtorin e Departamentit të Arkivave Ndërkomunale dhe Inspeksionit, Hysen Azemi dhe zyrtarin financiar të Agjencisë, Ibrahim Murati. Në këtë takim me drejtuesit e këtij institucioni kryesor për ruajtjen, dokumentimin e materialeve e dokumenteve të ndryshme, nikoqiri shprehu konsideratën për bashkëpunimin e deritanishëm dhe hapat e mëtutjeshëm të bashkëveprimit në këtë fushë.

Ferizaj së shpejti do ta ketë funksional Arkivin Regjional ku pas stabilizimit me stafin e nevojshëm ka lindur nevoja edhe e sigurimit të një hapësire, objekti të përshtatshëm me të gjitha kushtet që nevojiten për arkivim në qytetin tonë.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se Ferizaj do të marr përsipër obligimet që i takojnë duke bërë përpjekjen e nevojshme për të siguruar kushtet e punës së Arkivit Regjional.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img