19,12,2024

Ndryshon koha e orës policore, ndalohet lëvizja nga ora 17:00 deri në 06:00 të mëngjesit

Must Read

Vendimi për orët e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve ose ora policore është kundërshtuar nga të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas kryetarëve të komunave një gjë e tillë e ka bërë më të vështirë funksionimin e qyteteve dhe menaxhimin e situatës me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sot, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga qeveria ndryshimin e këtij vendimi, dhe një gjë të tillë e ka kërkuar edhe sonte ministri i shëndetësisë.

Ai ka thënë se vendimi do të ndryshohet dhe sa i përket orareve të qarkullimit. Kufizimi do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, posa i propozoj Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Republikës plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik.

Ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00.

Të dashur qytetarë,

Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.

Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore.

Ju faleminderit për mirëkuptim!


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img