Policia në Ferizaj, pas një bastisje që kreu në fshatin Talinovc të Muhaxherëve në këtë komunë, kanë konfiskuar një armë pa leje në pronësinë e një 16-vjeçari me inciale R.M.
Kjo bastistje ishte kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Gjilanit, ka njoftuar Zyra e Informimit në Ferizaj përmes një komunikate për media.
16-vjeçarit i është konfiskuar një armë gjysmë-automatike pa fishekë.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net/.
Njoftimi i plotë:
Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve
Sot, rreth orës 15:30, hetuesit e policisë të stacionit në Ferizaj, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Gjilanit, kanë kryer një bastisje në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj.
Policia tek i dyshuari, personi me inicialet R.M ( M/K) i moshës 16 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë të zjarrit ( gjysmë automatike) pa fishkë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.