Nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës , subjekti ynë parlamentar PAI ka një deputet nê Kuvendin e Kosovës z.Hetem Arifi në legjislaturën e shtatë(7), tani PAI pos që është subjekt politik i përfaqësuar në Kuvend, ky subjekt është i vetmi zë i Ashkanlive në Kuvend, që për PAI pos që është privilegj është edhe përgjegjësi politike e institucionale para komunitetit Ashkanli, andaj ne PAI jemi duke përcjell me interes të vazhdueshëm mundësit e bisedimeve mes subjekteve politike për krijimin e institucioneve të reja respektivisht Qeverinë e re të vendit, PAI konsideron që krijimi i institucioneve Qeverisë së re, është rëndësi dhe urgjencë e vendit për tu krijuar sa më par, sepse Kosova dhe qytetarët e saj presin të përfundojnë sa ma shpejt disa procese të cilat tani janë veç të ditura për opinionin.
PAI respektivisht deputeti z.Hetem Arifi deri më tani ka zhvilluar disa herë takime me subjekte politike të dalura fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019, dhe PAI konsideron që ne jemi të interesuar të jemi pjesë e Qeverisë së re, duke u bazuar në kërkesat e tona që kemi para ç’fardo koalicioni të mundshëm e të ardhshëm, po ashtu ne deklarohemi që kërkesat e PAI-sê janë të arsyeshme në mirëqenien më të mirë për komunitetin Ashkanli dhe prezantimin, pjesëmarrjen dhe përgjegjësi në Qeverinë e ardhshme për pozitat brenda kabinetit Qeveritar. PAI tani është subjekt dhe faktor politik i Ashkanlive, prezenca dhe pjesëmarrja e jonë në Qeverinë e re sa është aq e rëndësishme në aspektin politik është edhe respektim dhe mundësi për një jetë ma të mirë për komunitetin tonë.
PAI do të shqyrton gjitha ofertat e subjekteve të mëdha politike dhe pastaj do të njoftojmë publikun me kohë ,për qëndrimin tonë politik.
Must Read