28,12,2024

OVL e UÇK-së: Lufta e UÇK-së, epoka më krenare dhe e lavdishme e popullit tonë

Must Read

Përfaqësuesit e Oganizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Ferizaj, të kryesuar nga kryetari i degës, Rafiz Sejdiu, takuan, të burgosurin politik, njërin nga drejtuesit e UÇK-së, bashkëluftëtarin, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica.

Epoka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës konsiston në luftën e drejtë e të pastër dhe përcaktimin për t’u sakrifikuar për lirinë e atdheut, kjo epokë paraqet pjesën më krenare dhe më të lavdishme të popullit tonë dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së.

Lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së, përgjithmonë dhe përjetësisht do të vazhdojë të gëzojë respektin e popullit shqiptar dhe të çmohet vlera, rëndësia dhe suksesi i saj.

Nuk ka asnjë dilemë dhe hamendësim se z. Elmi Reçica edhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së, të cilët janë ftuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, janë udhëhequr dhe kanë vepruar me moralin dhe vlerat më të larta kombëtare, politike e ushtarake.

Jemi krenar me punën dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të lirisë, pavarësisë, shtetformimit e shtetndërtimit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img