24,12,2025

Në Ferizaj nis së shpejti ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Must Read

Kryetari I Ferizajt, Agim Aliu ka pritur sot në takim Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

Nga ky takim është bërë e ditur se së shpejti në Ferizaj do të filloi  ndërtimi i objekti të ri të Qendrës Kryesore të mjekësisë Familjare.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Ferizajt,  Agim Aliu, përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale.

Ferizaj paraqet qendër urbane me shtim të vazhdueshëm të popullsisë, rrjedhimisht edhe nevojave për të mbuluar kërkesat për shërbime shëndetësore, çka prodhoi projektin tonë për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, që mori dritën jeshile të mbështetjes nga Ministria e Shëndetësisë e ku sot përfundimisht, me ministrin Arben Vitia, shkëmbyem marrëveshjet përkatëse, për t’i hapur rrugë procedurave për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së në kryqëzimin e rrugëve “Driton Islami” e “Bedri Asllani”, ka shkruar kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt Takimi Informues mbi Mësimin Profesional Dual dhe Skemat e Granteve në Ferizaj

Ferizaj, 23 dhjetor 2025 – Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), u mbajt Takimi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img