29,12,2024

Merr vendim Shtabi i Emergjencës në Ferizaj: Shtohen kontrollet policore në qytet dhe hyrje të fshatrave, do të gjobiten qytetarët që nuk respektojnë orarin e qarkullimit

Must Read

Daljet e shumta të qytetarëve pa respektuar orarin e qarkullimit, pas heqjes së karantinës në Ferizaj, kanë nxitur Shtabin e Emergjencës të mblidhet sot, herët në mëngjes. Kjo trupë e drejtuar prej të parit të Ferizajt, Agim Aliu, ku bëjnë pjesë edhe drejtues të institucioneve shëndetësore e të sigurisë mori vendim që të shtohen kontrollet e prezenca policore në qendrën e Ferizajt si dhe në hyrje kalimet e fshatrave me qëllim kontrollin e qytetarëve që nuk respektojnë kohën e qarkullimit.

Pikë tjetër që u diskutua në këtë takim ishte edhe kontrolli i bizneseve nga Inspektorati i Komunës, pas lejimit të punës së tyre, për respektimin e masave mbrojtëse, distancës fizike mes klientëve dhe kushteve të tjera të parapara në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë orarin e qarkullimit, të mbajnë distancën fizike dhe të zbatojnë masat mbrojtëse në të kundërtën kompetentët e Policisë do të detyrohen të shqiptojnë gjoba.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img