17,07,2025

Lirohet nga Klinika Infektive 77-vjeçari nga Stublla e Vitisë

Must Read

Është liruar nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pacienti 77-vjeçar nga fshati Stubëll i Vitisë, i cili ishte rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Kosovë.

“Pacienti rezulton NEGATIV fal kujdesit dhe profesionalizimit te madh nga Klinika Infektive ! Mbrēm pacienti në mosh të shtyër nga Stublla e Vitisë i ardhur nga Italia,shërohet plotësishtë! Stafi i klinikës Infektive Infermierë e Mjekë dhe të tjerët po e tregojn një përkushtim të lart ligjor,profesional e moral! SUKSESE! #vazhdonitëqëndroninështëpi”, kanë bërë të ditur mjekët e Infektivit.

Lirimi i tij është paralajmëruar sot gjatë ditës në një konferencë për media të mbajtur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive Lendita Ajazaj, dhe infektologu Salih Ahmeti, raporton KTV.

Rasti 0 e ka tejkaluar virusin para disa ditësh, mirëpo ishte mbajtur edhe për disa ditë në Klinikën Infektive për ta përcjellur gjendjen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img