16,11,2024

LDK: Avdullah Hoti kandidat për kryeministër

Must Read

Kreu i LDK’së Isa Mustafa e ka konfirmuar se Avdullah Hoti është emri që kanë zgjedhur për të nomimuar për kryeministër.

Mustafa tha para mediave se partia e tij kishin kërkuar që ai të jetë kandidat.

“Ishte kërkesë e gati të gjithë anëtarëve që unë të marr këtë përgjegjësi, sepse ata konsideronin si vullnet dhe përgjegjësi të tyre, unë e arsyetova para kryesisë që nuk jam në gjendje të marrë këtë përgjegjësi”, tha kreu i LDK’së.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që Avdullah Hoti, të jetë i nominuari i kësaj partie për kryeministër.

Tashmë, Këshilli i Përgjithshëm ka vendosur për koalicion me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.

I pari i vendit, Hashim Thaci përmes një letre ia ka kërkuar kreut të LDK’së, propozimin e mandatarit për formim të qeverisë.

“Në përputhje me mandatin kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me të gjitha partitë politike  parlamentare dhe pajtimit të shumicës së tyre absolute për të formuar Qeveri të re, pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar Qeverinë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër 5 kërkesave nga ana e Presidentit të vendit, si dhe në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme ku kreu i LDK-së, Mustafa ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi ku përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrës së presidentit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përmbyllet Kuvendi i V-të zgjedhor i OVL – UÇK dega në Ferizaj, Afrim Mehmeti zgjedhet kryetar

Pas përfundimit të zgjedhjeve të kuvendeve të 19 nëndegëve, sot u mbajtë Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img