Në një aksion humanitar të organizuar në sheshin e Ferizajt në të cilin gjatë gjithë kohës është përcjellë nga këngëtari Labinot Tahiri janë grumbulluar 37 mijë euro.
Këtë e ka bërë të Labinot Tahiri përmes një postimi në faqen e tijë të Fondacionit.
Ai është shprehur i lumtur dhe krenar me gatishmërin e qytetarëve ferizajas për të ndihmuar të riun Ardit Gashi I cili është diagnostifikuar me me Leukemi acute.
“Jam shumë i lumtur dhe krenarë për ju!
Të dashur qytetarë bravo ju qoftë!
Pêr pak orë arritem të tubojmë afro 37.000 vetëm në tenda!
Jam shumë mirënjohës për ju.
Arditi tani ndodhet në spital dhe presim edhe shumën tjetër vlerë 80.000 mijë€
Shpresojë se me Zotin pêrpara dhe ne se bashku do të ia tubojmë edhe pjesën tjetêr.
Tani po i postoj disa të dhanuna dhe fotografitë e disa femijëve që kanë dhuruar me vet dorën e tyre.
Nuk ka mbetur njeri pa ndihmua.” ka shkruar Labi.