26,12,2024

Kujtohet jeta dhe vepra e punëtorit shumëvjeçarë të Komunës së Ferizajt Sahit Idrizi

Must Read

Këtë të mërkurë salla e Kuvendit të Komunës, ishte e mbushur me familjare dhe miq të shumtë të punëtorit të administratës së Ferizajt, Udhëheqësit të Departamentit të Tatimit në Pronë Sahit Idirizi.

Me rastin e vdekjes së tij, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, u organizua mbledhje komemorative.

Ne emër të Kryetarit, të pranishmëve me një fjalë rasti ju është drejtuar Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu. Ai ka folur për jetën dhe veprën e punëtorit Sahit Idrizi, i cili ka thënë se fjalët janë të mangëta për të shprehur dhembjen e pikëllimin tonë.

“Janë fjalë që nuk përkushruajnë dot, humbjen që kemi përjetuar të gjithë, si familja, ashtu edhe ne shoqëria e bashkëpunëtoret e të ndjerit. E them këtë sepse në kontaktin me secilin, baca Sahit ishte njerëzor, profesional, ndihmues e gjithnjë i përgjegjshëm në detyra e tij publike. Këto virtyte dhe shembulli që ai na la pas vetes, janë kujtimi më i mirë për të. Janë padyshim krenaria e familjes dhe institucionit tonë.

Ndarja nga jeta të personave të dashur, nuk prekin vetëm familjen. Prekin dhembshëm zemrën e gjithë shoqërisë, e në rastin e bacës Sahit, dhembshëm mbrëmë u godit zemra jonë, se kësaj bote i dha lamtumiren përgjithnjë ai. Sahit Idrizin do ta kujtojmë gjithmonë me kujtimet më të mira”, ka thënë Nënkryetari Aliu, përderisa ka shtuar se do ta kujtojnë miqtë e tij, kolegët e punës të cilët për dekada patën rastin të bashkëpunojnë shkëlqyeshëm me të ndjerin.

“Do ta kujtojmë ne, udhëheqja e Komunës së Ferizajt dhe gjithë drejtuesit e Komunës së Ferizajt ndër vite, për shembullin njerëzor e profesional që dha gjatë gjithë jetës së tij i ndjeri. Jeta e bacës Sahit duhet të na shërbej si motivi ynë, si model se si një njëri, një zyrtarë , një punëtor duhet të sillet në shoqëri se si duhet të sillet në vendin e punës se si një zyrtarë duhet me qenë i përgjegjshëm dhe kompetent për punën që bën”, ka potencuar Nënkryetari Aliu.

Në emër të familjes Sahiti, të pranishmëve ju është drejtuar djali i të ndjerit Liman Idrizi. Ai ka falënderuar të gjithë për respektin e treguar për prindin e tij, ndërkaq falënderim të veçantë ka pasur për kolegët e të ndjerit, por edhe drejtuesit e Spitalit Rajonal të Ferizajt që ju gjendën në momentet më kritike babit të tij.

Sahiti Idrizi, la pas vetës gruan dhe fëmijët e tij. Varrimi i të ndjerit është bërë sot në orën 12:30 në fshatin Gackë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img