17,11,2024

Kryesia e Kuvendit e dërgon për mendim në qeveri Trustin

Must Read

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka proceduar për mendim në qeveri Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektorati Policor me autorizime policore.Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje për mendim në qeveri u dërgua edhe Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, konkretisht për peticionin e organizuar për tërheqjen e 30% të mjeteve nga TRUST-i.

Kujtojmë se Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga TRUST-i nuk pati kaluar në Kuvendin e Kosovës, pas inicimit nga Partia Demokratike e Kosovës.Njoftimi i plotë nga Kryesia:

Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e radhësNën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës.

Kryesia procedoi për mendim në qeveri Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116”.Në këtë mbledhje Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. ​

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img