12,10,2025

Komuna e Ferizajt ftesë qytetarëve, denonconi zyrtarët që nuk respektojnë orarin e punës

Must Read

Nga e hëna, nis së zbatuari masa shtesë me efekt në disiplinën e punonjësve të Komunës, për të pamundësuar zyrtarët publik në Komunën e Ferizajt që në orar të punës, të dalin e frekuentojnë ambiente jashtë qëllimit zyrtar, në dëm të shërbimeve për qytetarët.

Ndonëse e kontrolluar vazhdimisht, disiplinës së punonjësve të administratës komunale, i pari i Ferizajt, Agim Aliu i shtoi edhe një masë të re. Të gjithë zyrtartët komunal dhe të institucioneve në vartësi të Komunës, të cilët nuk respektojnë orarin zyrtar të punës, pa arsye zyrtare, do të ndëshkohen në pagë dhe do t’i shqiptohet masë disiplinore. Madje për këtë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu inkurajoi e ftoi qytetarët që të bëjnë denoncimet e tyre përmes shkresës së sotme dërguar gjithë zyrtarëve të Komunës së Ferizajt. Komuna e Ferizajt po shqyrton të gjitha mundësitë ligjore e financiare që për denoncimet e tyre, qytetarët të shpërblehen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img