08,06,2025

Katër kandidatët e mundshëm për kryetar të LDK-së në Ferizaj

Must Read

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë këtij viti do të ketë zgjedhje të brendshme në të gjitha komunat e Kosovës. Ndërkohë brenda një të ardhme të afërt zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt do të nisin edhe në komunën e Ferizajt.

Portali “FerizajPress” pas disa hulumtimeve dhe pas disa burimeve të brendshme nga ky subjekt ka nxjerrë së paku katër kandidatët pretendent për ta udhëhequr këtë subjekt në këtë komunë. Sipas burimeve nga LDK-ja, ky subjekt duhet të fuqizohet edhe më shumë me kuadro profesionale dhe gjithashtu të jetë shembull për një proces demokratik dhe me tolerancë të lartë brenda partisë. Ky subjekt si prijëse e shumë proceseve në vend do të duhej të sinkronizojë përvoja nga gjeneratat e vjetra dhe me energji të reja.
Kandidatët e mundëshëm janë : Muharrem Svarqa, Gëzim Kokollari, Ekrem Mustafa, Blerim Grainca.

Kandidatët për të cilët flitet se do të jenë konkurrent për të parin e LDK-së në Ferizaj as nuk e kan mohuar e as pohuar këtë..

Herët është për tu deklaruar për këtë, janë anëtarësia dhe organet e partisë që përmes propozimeve dhe votave do të vendosin së kush do ti prijë këtij subjekti në Ferizaj, i ka thënë Ferizajpressit njëri nga të apostrofuarit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img