Ish- ministri në detyrë Agim Krasniqi e uroi ministrin e ri Hekuran Murati, për pozitën e re dhe theksoi se aktualisht kanë një siguri të madhe sa i përket gjendjes financiare të shtetit të Kosovës.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pranauar sot zyrtarisht detyrën nga Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi.
Gjatë pranimit të detyrës Ministri Murati theksoi se është nder dhe përgjegjësi e madhe që të jesh ministër i një dikasteri shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, ku edhe i presin punë dhe obligime të mëdha dhe se është i bindur që së bashku me stafin e kësaj ministrie do ja dalin të realizojnë programin e Qeverisë Kurti, njofton Klan Kosova.
Ministri Hekuran Murati e falënderoi ministrin në largim Agim Krasniqi për pritjen, punën dhe kontributin e dhënë deri më tani dhe theksoi se ndihet më i sigurt në hapat në vazhdim pasi që në kuadër të MF-së gjithherë ka pasur dhe ka njerëz të përgatitur dhe të përgjegjshëm për punë.
Ai gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh programin e Qeverisë, fuzionimin e dy ministrive në një si dhe implementimin e programit në luftën kundër pandemisë COVID-19, i presin punë të mëdha.
Ndërsa ish-ministri në detyrë Agim Krasniqi e uroi ministrin e ri Hekuran Murati, për pozitën e re dhe theksoi se aktualisht kanë një siguri të madhe sa i përket gjendjes financiare të shtetit të Kosovës.