23,12,2024

Edhe Administrata Komunale në Ferizaj nga nesër në grevë

Must Read

Ferizaj.28.01.2019. Nëse Qeveria nuk merr vendim për nivelizimin e pagave për shërbimin civil, në vend do të fillojë edhe një grevë e re. Rreth 22 mijë shërbyes civilë, kanë  paralajmëruar grevë nga nesër. Në Sindikatën e Shërbyesve Civilë po thonë se nuk do të heqin dorë nga greva deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Grevës së paralajmëruar për nesër në gjithë Kosovën do t’i bashkohen edhe punëtorët e administratës komunale në Ferizaj. 
Dega e Sindikatës së Shërbyesve Civil në Ferizaj ka paralajmëruar për nesër greve një orëshe.

Sindikalistët e Shërbyesve civil  po kërkojnë ngritjen e koeficientit të pagave dhe njohjen e stazhit të punës së viteve të 90-ta me ligj.

Kryetarja e kësaj sindikate, Kimete Hajdini, ka thënë se punëtorët e administratës komunale janë të vendosur në kërkesat e tyre. Madje ka shtuar se nëse nuk ka lëvizje pozitive atëherë ditëve të ardhshme greva mund të radikalizohet dhe të masovizohet

Këshilli grevist në administratën komunale të Ferizajt konsideron se nëse Ligji pagave, do të miratohet ashtu siç është projektuar, do të jetë i dëmshëm për të gjithë pasi që ka paraparë dallime në paga për sektorë të ndryshëm që bëjnë punë me përgjegjësi të madhe.

 Edhe Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi i ka thënë se nëse Qeveria nuk reflekton deri të hënën, ditën e martë do të fillojë greva. Deklaron se kjo grevë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Zymberi ka thënë se vetë Qeveria ua kishte premtuar rritjen e pagave për 20 për qind gojarisht, derisa tash kur po ua kërkojnë ofertën me shkrim, ekzekutivi po hesht.

“Ne e kemi pa si datë të mundshme për grevë ditën e martë, pra nëse Qeveria nuk reflekton do të fillojmë grevën të martën. Ne jemi takuar në tri katër raste dhe Qeveria e ka dhënë premtimin veq me gojë, pra ofertën me shkrim nuk e ka dhënë.  Na kanë premtuar që rritja e pagave do të jetë si në arsim, pra 20 për qind”, ka thënë Zymberi.

Derisa ka treguar se një shërbyes civil për punën që bën paguhet mesatarisht deri në 340 euro. Thotë se nëse hyjnë në grevë, përveç pagave, do të kenë edhe kërkesa të tjera.

 “Tash është momenti i fundit që të refleklektojë Qeveria. Mllefin që është shfaq nga sindikalistët këtë javë, unë iu them se nuk do të mund ta kontrollojë as sindikata, sepse janë lodhur me degradim total. E kam problem qysh kam me ndërpre grevën, e jo për me fillu, sepse shërbyesit civil po bëjnë presion që të fillojë kjo grevë” ka thënë ai.

Në anën tjetër këshilltari për  Ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, Haki Shatri ka deklaruar se Kuleta e shtetit nuk ka mjete të bollshme për t’i realizuar kërkesat e grevistëve të sektorëve të ndryshëm.

Megjithatë, Shatri thekson se kërkesat e sindikatave do të analizohen nëse do të mund të përballohet kosto e lartë për paga nga buxheti i Kosovës, e cila sipas tij vetëm për sektorin e arsimit kap vlerën e 45 milionë eurove brenda një viti.

Përveç shërbyesve civil, grevë nga e marta kanë paralajmëruar edhe Universitete Publike. Ndërsa, aktualisht në grevë janë gjithë mësimdhënësit dhe një pjesë e mjekëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img