19,06,2025

Digjet vetura në Kaçanik, brenda ishin prindërit me tre fëmijët e tyre

Must Read

Një veturë është përfshirë nga zjarri teksa ishte në lëvizje e sipër nga Hani i Elezit në drejtim të Prishtinës.
Për fat të mirë si pasojë e këtij zjarri nuk ka persona të lënduar.Djegia e kësaj veture ndodhi saktësisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut ndërsa prezent në veturë ishin prindërit me tre fëmijët e tyre, shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Një automjet është kapluar nga flaka drejtimi i lëvizjes së tij ka qenë prej Hanit të Elezit në drejtim të Prishtinës, porsa arrin në fshatin Nikaj të Kaçanikut vëren se po del tym, e ndalon dhe e kaplon flaka automjetin. Ka qenë një çift me tre fëmijë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Kanë ardhur zjarrfikësit, automjeti është djegur tërësisht. Personat janë shqiptar të Maqedonisë të Veriut, automjeti poashtu me targa të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img