11,09,2025

Deklarata e këshilltarit të Kurtit për ‘krimet e UÇK-së’ merr jehonë edhe në Serbi!

Must Read

Deklarata skandaloze e Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, ka marrë jehonë të madhe edhe në Serbi.

Mes shumë mediave serbe, edhe RTS ka shkruar një artikull të veçantë e cila i referohet deklaratës së Gashit, sipas të cilit anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohen për vrasjen e 1000 civilëve serbë.

“Krimet janë kryer nga anëtarët e armatosur të UÇK’së kundër civilëve serbë”, citon RTS Gashin.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty, vazhdon artikulli.

Deklaratat e tilla të Gashit kanë ngjallur reagime të shumta nga ish-ushtarë të UÇK-së, anëtarë të partisë nga e cila vjen Albin Kurti, si dhe opozita.

Emra të shumtë kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Gashit nga ana e kryeministrit Kurti. /Indeksonline/


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img