Me këtë rast, me njē postim anëtarēsisë i është drejtuar kreu i degës, Muharrem Sfarqa.
Të nderuar anëtarë e simpatizantë të LDK- së në Ferizaj,
Sot, Dega e LDK – së në Ferizaj mbush 30 vjet nga Kuvendi i parë themelues i saj.
Por, ky jubile i veçantë që do të duhej të shënohej më mirë se çdo 5. maj tjetër festiv, po shënohet në një mënyrë tjetër. Pra jo ashtu siç jemi mësuar tradicionalisht: me tubime të anëtarësisë, afër njëri- tjetrit, duke nderuar veprimtarë të devotshëm, duke përkujtuar ata që nuk janë në mesin tonë, duke vlerësuar kontribuesit e veçantë me mirënjohje e falënderime apo edhe me çmimin më prestigjioz të Degës, ate “Ibrahim Rugova”, duke anëtarësuar të rinj në parti apo edhe duke u betuar bashkë për angazhime edhe më të mëdha të gjithësecilit, në mënyrë që LDK në Ferizaj të rritet e të jetë edhe më e fortë.
Dëshiroj që asnjëherë të mos jemi të detyruar që kremtet tona t’i bëjmë nga distanca, të mbyllur e pa qenë afër njëri-tjetrit edhe fizikisht.
Kjo sfidë e izolimit, për shkak të pandemisë, na obligon që në të ardhmen të angazhohemi edhe më shumë për LDK-në dhe për të ardhmen tonë të përbashkët e ta kompensojmë kohen e humbur.
Në këtë ditë të veçantë, me mburrje konstatojmë se është LDK e vizionit rugovian, ajo që vuri bazat e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë.
Edhe në Ferizaj, LDK kostituoi institucionet e para komunale pas luftës, në qeverisjen e saj të parë demokratike. Por, qeverisja e LDK-së, ( 2013 – 2017 ) i dha hov të përshpejtuar e të pandalshëm zhvillimit ekonomik të Komunës së Ferizajt në të gjitha segmentet përbërëse zhvillimore në investimet infrastrukturore, arsimore, shëndetësore, kulturore, sportive etj. Në atë periudhë, ndihma e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Akademik Isa Mustafa ndaj Komunës së Ferizajt ishte mbështetje ndaj një komune me prioritet, projektet milionëshe të së cilës po vazhdojnë të realizohen edhe sot, pavarësisht përpjekjeve për përvetësimin e tyre nga pushtetarët e sotëm komunal.
Ndërkaq, pakot e politikave fiskale të asaj qeverie janë temë e bisedimeve edhe sot nga ndërmarrësit privat sepse lehtësirat e tyre ndikuan në krijimin e bizneseve të reja, zgjërimin dhe forcimin e atyre ekzistuese, në rritjen e numrit të të punësuarëve dhe në ngritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale e përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.
E sotmja po tregon se qytetarët e Ferizajt dhe të Kosovës meritojnë një qeverisje më të mirë dhe alternativa e vetme, më e mirë e më e sigurt është Lidhja Demokratike e Kosoves.
Te dashur veprimtarë,
Dega e LDK- së në Ferizaj, sot është fuqia e tretë politike brenda Lidhjes Demokratike te Kosoves, për nga numri i votave, duke u renditur menjëherë pas Degëve të LDK-së në Podujevë dhe Pejë.
Ajo është e perfaqësuar në të gjitha nivelet e larta të saj, si në Kuvend, K.P. e në Kryesi të Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Dega jonë e LDK-së i dha kuadro të shumta Ferizajt dhe Kosovës, të cilët me punën e tyre të përkushtuar mbeten shembuj të përfaqësimit të LDK së.
Në këtë jubile, dua të uroj e falënderoj të gjithë veprimtarët e LDK-së dhe familjet e tyre që për 30 vite ishin bashkë me Degen e LDK se në Ferizaj, të cilët me kontributin e tyre të pakursyer, ndikuan që LDK të jetë faktori dhe subjekti kryesor e më i rëndësishëm politik në Ferizaj.
Falënderoj dhe uroj me përzemërsi anëtarët e strukturave të Deges, kryesinë, kryetarët e kryesitë e nëndegëve, Forumin e Rinisë e Forumin e Gruas, anëtarët e Kuvendit, asamblistët tanë në Kuvendin e Komunës dhe të gjithë kolegët e bashkëpuntorët e mi, me të cilët bashkëveprova në këto 8 vitet e fundit në cilësinë e kryetarit të Deges së LDK së në Ferizaj.
Ju ftoj të punojmë edhe në të ardhmen për fitoret e LDK-së, që i duan e i presin ferizajasit tanë.
Urime pra ky jubile – 30 vjetori i Deges së LDK së në Ferizaj!
Gezuar!
Muharrem Sfarqa