Nga 13 deri më 15 Shtator në Buzet të Kroacisë janë mbajtur garat tradicionale ne automobilizëm. Besfort Bunjaku nga Auto Klubi Ferizaj arriti të radhitet në vendin e tretë dhe u stolis me medalje të argjendtë në kategorinë A-2000.
Ishte hera e parë e Besfort Bunjakut që mori pjesë në këto gara në Kroaci të cilat janë tradicionale dhe mbahen par afër 40 vite në këtë qytet.
Se kjo garë nuk ishte e lehtë dhe radhitja në vendin e tret nuk është pak tregon numri I pjesëmarrësve në këtë garë.
Në këto gara automobilistike ne tetë kategori morën pjesë një numër rekord I garuesve. Në këtë garë morën pjesë 207 vozitës , në mesin e tyre edhe dhjetëra vozitëse nga 13 shtete.
Në këtë garë në listën e fundit u radhitën 175 garues pasi një pjesë e tyre ndaluan garën për shkak të problemeve në makina por edhe pati nga ata të cilët dolën nga rruga apo aksidente tjera gjatë vozitjes. Edhe njëherë Besfort Bunjaku tregoi se Klubi Automobilistik Ferizaj ka garues të nivelit ndërkombëtarë