28,11,2025

Ashkanlitë shënuan Ditën e Flamurit, Ferizaj shembull i bashkëjetesës

Must Read

15 shkurti paraqet datën më të rëndësishme kombëtare të komunitetit ashkanli. Është festa kombëtare – Dita e Flamurit Ashkanli. Për këtë sot në sallën “Bill Clinton” në Ferizaj u mblodhën pjesëtarë të komunitetit ashkanli jo vetëm nga Ferizaj por nga e gjithë Kosova për ta shënuar me këngë, valle e fjalime të lidershipit të komunitetit, këtë festë kombëtare të popullit ashkanli.

Ishte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi e cila në emër të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu përshëndeti këtë organizim dhe vuri theksin tek bashkëpunimi e bashkëjetesa shembullore që ka ky komunitet në Ferizaj. Madje ajo si shembull të mirë bashkëpunimi, përmendi ekzekutivin e Komunës që përbëhet edhe nga nënkryetari për komunitete, Florim Bajrami, tregues ky i përfshirjes politike e vendimmarrjes direkte të lidershipit të komunitetit ashkanli në Ferizaj me fokus përmirësimin e mirëqenies ekonomike e sociale.

Në këtë ngjarje ku të pranishëm ishin qindra qytetarë, pjesëmarrës ishin edhe personalitete nga jeta publike, politike, drejtues e përfaqësues të institucioneve shoqërore, politike, të partive politike të komunitetit ashkanli dhe të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img