27,11,2024

Arrestimi i kosovarit të ISIS-it, Shqipëria në kërkim të kontakteve të Enis Begollit

Must Read

Ky është dyshimi kryesor i policisë kosovare, e cila kishte shpërndarë foton e tij jo vetëm në pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë. Begolli u ndalua për shkak të një dënimi që kishte marrë si luftëtar i ISIS.

Por prej kohësh policia e Kosovës dyshonte se ai kërkonte bashkëpunim në Shqipëri, ndaj dhe informoi kolegët për përfshirjen e tij të mundshme në akte terroriste.

Duke qenë një ekstremist i mirëtrajnuar, për muaj me radhë, Antiterrori i Kosovës e ka konsideruar tepër të rrezikshëm Begollin.

Ndërkohë, policia shqiptare pret marrjen nga pala kosovare të informacioneve të mundshme se cilët ishin mbështetësit e tij në Shqipëri.

Edhe pse Begolli është i trajnuar për të mos u thyer gjatë marrjes në pyetje, mbledhja e të dhënave për të pritet të dalë edhe nga lëvizjet e fundit të bëra në vendet ballkanike.

Prej kohësh, thotë një burim i Antiterrorit, ekstremistë nga Kosova, të cilët janë shumë herë më të trajnuar se ata në Shqipëri, kërkojnë të gjejnë mbështetje në Tiranë dhe qytete të tjera ku operojnë grupe të tilla.

Frika më e madhe e policisë mbetet ajo e përgatitjes së ndonjë sulmi të mundshëm sesa ajo e dërgimit të rekrutëve të rinj për në Siri.

Megjithatë, burimet e Antiterrorit garantojnë se kjo njësi mban nën kontroll lëvizjet e tyre dhe se Tirana është e mbrojtur nga këto akte.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img