Ferizaj. 20.02.2019. Rreth orës 12:00 hapësirat rreth shkollës së mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” dhe Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” janë përfshirë nga një zjarr.

Për këtë u deshtë edhe intervenimi i zjarrfikësve për të shuar zjarrin dhe evituar rrezikun e përfshirjes edhe të objekteve rreth shkollës.

Por ky zjarr i cili sipas disa dëshmitarëve u shkaktua nga disa persona të papërgjegjshëm nuk shpëtoi edhe pa dëme. Zjarrin që shkaktuan në shumë pjesë rreth shkollave kaploi edhe një pjesë të serrës në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” i cili falë intervenimit të shpejtë u shua por ai kishte dëmtuar një pjesë të serrës.

Bari i thatë në këto pjesë ende paraqet rrezik dhe nga përgjegjësit e këtyre institucioneve shkollore kërkohet nga organet kompetente dhe policia që të merren masa dhe këta kryes të këtyre veprave të sillen para drejtësisë. Gjithashtu kërkohet nga Policia e Ferizajt që të kthehen sërish policia në komunitet, me rroba civile, dhe të ofrojnë siguri për nxënësit dhe objektet shkollore.


