Ferizaj. 03.02.2019. Në orët e hershme të ditës së sotme ,rreth orës 4:00 në rrugën Nora Kelmendi ka shpërthyer një zjarr.
Me këtë rast janë djegur një Bager dhe një kamion. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin
Rastin e ka konfirmuar edhe nënkoloneli Basri Shabani nga policia Rajonale e Ferizajt.
“ Në orët e hershme të mëngjesit ka shpërthyer një zjarr në rrugën “Nora Kelmendi”. Zjarri së pari ka kapluar një deponi të mbeturinave, që kryesisht kanë qenë materiale plastike e që pastaj janë përfshirë edhe një kamion dhe një bager. Për fat të mirë nga ky rast nuk ka të lënduar. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihet dhe njësitë e policisë janë duke u marrë me rastin” ka thënë Shabani

