24,12,2024

ZGJEDHJA QЁ PЁRCAKTON ZGJIDHJEN

Must Read

Huqja e javёs e kryeministrit tё vendit me zgjidhjen e njё ekuacion linearё me një të panjohur e bёrё virale, mbase nuk do tё merrte jehonë  sikur tё mos kishim tё bёjmё me njё reminishencё tё kohёs sё xhaxhit Enver para fatosave me shamikuqet nё qafё qё duartrokisnin tё ekzaltuar si nё kor tё sugjestionuar nga suita pёrcjellёse e figurave me tipologji tё Lenka Qukos e cila nga mjelёsja e lopёve nё koperativё kishte kapur majat deri nё politbyronë komitetit qendror.

Njohuritё e historisё politike nёpёr botё ofrojnё tё dhёna tё mjaftueshme mbi sindromёn e delirit tё madhёshtisё pushtetare ku liderё tё njohur nuk rezistuan dot, pra nuk arritёn tё dёshmohen burrёshtetas. Pra, prekja nga sindroma e deliriumit të rëndësisë dhe gjithёfuqishmërisë pushtetare pёrcakton edhe sjelljen e mbajtjes sё piarit tё figurave tё cilat duan tё jenё pamje shkёlqyese nё çdo fushё jetёsore. Pёr ata qё kanё pasur rastin tё shfletojnё literaturё nga fusha e Matematikёs tё kohёs sё komunizmit nё Shqipёri, nё parathёnje tё çdo libri gjenden fjalitё “Siq ka thёnё shoku Enver …”. Pra, madhёshtia e liderit kishte zёnё vend edhe nё fushёn e shkencёs sё Matematikёs e cila jo rastёsisht sot edhe në kurrikulёn arsimore  ёshtё fushё nё vehte.

Qё Matematika  si “mbretёreshё” dhe “nёnё” e shkencave ekzakte deri mё sot vetёm i ka dhuruar njerёzimit, ajo  ёshtё edhe  “zonjё” e rёndё e cila nuk falё kur nёnqmohet as nga ata qё merren profesionalisht. Sigurisht qё nuk falë, as atëherë kur zgjedhja nuk përkon me zgjidhjen e dёshirar. Pra, as atёhёrё kur duam x=5 pёr ekzaltim tё fatosёve tё cilёt nuk dukeshin sepse kamera fatёkeqёsisht nuk i kishte ata nё fokus. Se pёrzgjedhja e kёsaj huqje pёr zgjidhje ekzaltuese ishte dështim, e mundësoi detyrueshёm “mbretёresha” Matematikё e cila nuk njeh delire dhe iluzione, e zbriti kryeministrin nga “fluturimi” nё “kёmbё pёr toke” deri nё kёrkim falje (qё nuk  ёshtё nё natyrёn e tij) edhe aty ku sigurisht besoj thellësisht tё ketё njohuri mё shumё se nё fushёn e burrёshtetёsisё. Kjo huqje tani mё e konfirmuar nga vet kryeministri ishte e mirёseardhur tё paktёn pёr hirё tё “fatosave” se sa pёr   publikun e imunizuar nga skenarё tё dёshtuar nё zgjedhje pёr zgjidhje.

Grekët e vjetёr e përdorën fjalën “hubris” për të treguar  “sindromёn e teprisё”, mendjemadhёsisё, krenarisë dhe arrogancës, por jo sjelljen qё vjen nga një impuls irracional dhe i çekuilibruar, por më tepër për të treguar përpjekjet e vetëdijshme për të kapërcyer kufijtë e vendosur nga shoqëria dhe perënditë. Pra, nënkuptimin e një përbuzje për hapësirën dhe të drejtat e të tjerëve. Le të shpresojmë që vetëdijesimi ynë të bëjë zgjedhje të duhura për zgjidhje të dëshiruara.

Enver Bajrami – ish aktivist i LVV-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img