15,11,2024

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj vizitoj Ferizajn

Must Read

Këtë të mërkurë, Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu së bashku me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, njehësh kandidatin për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhajn së bashku edhe me kandidatin tjetër Elmi Reçica dhe drejtorë të drejtorive komunale, gjatë paradites së sotme kanë vizituar shkollën fillore te mesme të ulët “Jeronim de Rada”, me ç’rast janë pritur nga drejtoresha Serve Hajruallahu si dhe Qendrën e Kompetencës në Ferizaj.

Me këtë rast numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, Agim Aliu është shprehur se në këto shkolla ishte për të parë ndryshimin, për të parë ecjen, për të parë atë që i duhet Republikës së Kosovës.

“10 vite më parë kishte zëra skeptik çka do të ndodh dhe nuk besohej në një vizion që kishim ne, për të ardhmen e të rinjëve dhe të rejave të regjionit të Ferizajt dhe të Republikës së Kosovës, dhe nga ajo që pamë sot me kolegët dhe me prezantimin që bënë nxënësit e shkëlqyer, profesorët e tyre u faktua se ne kishim të drejt, prandaj duhet të besohet në vizionet e tilla, në njerëz që kanë guximin, kanë vendimmarrjen mbi të gjitha kanë vullnetin e dashurinë për këtë vend, për të siguruar të ardhme të ndritshme për fëmijët tanë”, ka thënë Kryetari Aliu, përderisa shtoi se si qeveri lokale gjithmonë do të mbështesë këtë shkollë.

“Çdo fjalë e jona është e pakët nga ajo që ne pamë dhe dëgjuam nga mësimdhënësit dhe nxënësit, por ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë shkollë, do të vazhdojmë të mbështesim profile të tilla, sepse është pjesë e agjendës dhe e platformës tonë të qeverisë lokale dhe qendrore, që mbi të gjitha të kemi edukim profesional dhe përmes edukimin dhe aftësimit profesional, të kemi më shumë kapacitete ku të rinjët dhe të rejat të gjejnë me lehtësisht një vend pune dhe përmes një vendi të punës jo vetëm të krijojnë mirëqenien e tyre, por të krijojnë sigurinë që kërkohet qoftë ne aspektin shëndetësor, qoftë në aspekte të tjera”, u shpreh Kryetari Aliu.

Ndërkaq zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, njëherësh kandidat për deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se prioritet i qeverisë është që të behet procesi i mësimit tërditor.

“Për arsimin fillor dhe të mesëm prioritet i joni do të jetë shndërrimi i mësimit tërditor, do të bëjmë çdo gjë që mësimi tërditor të jetë i vetmi proces mësimor në Republikën e Kosovës. Rritja e cilësisë në arsim do të behët nga mësimi tërdior, rritja e hapësirës kohore që një nxënës qëndron në shkollë, rritja e numrit të stafit, po natyrshmit që ka të bëjë edhe me mbështetje financiare në të ardhmen, por nga vitit 2020-2021 do të fillojmë me pilotimin e mësimit tërëditor në gjithë Republikën e Kosovës, kjo do të bëjë që shkolla të jetë edhe një institucion i dijës dhe një qendër që edhe më tutje do ta kultivoje dinjitetin dhe virtytet dhe anën humane dhe sociale të çdo njërit në Republikën e Kosovës dhe kjo do të bënte që sistemi jonë arsimor të jetë i konkurrushem dhe të garon me të tjerët dhe do të kishim rezultatet tjera edhe në Pisa.”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tutje ka thënë se arsimi profesional është tejet i rëndësishëm për të gjithë nxënësit.

“Së dyti kur jemi në Qendrën e Kompetencës, është shembulli më i mirë se si mund të ndërlidhet arsimimi profesional, profile dhe programe profesionale direkt me tregun e punës. Drejtori na tregoi se plot të rinjë dhe të reja pasi kanë përfunduar programin shkollor në këtë shkollë kanë kaluar direkt në tregun e punës dhe ne kemi nevojë për një sistem arsimor i cili me një kulturë të re arsimore përmes shkollave profesionale një pjesë e të rinjëve orientohen direkt në treg të punës dhe shteti do të ndan edhe më shumë buxhet që kjo gjë edhe të jetësohet”, ka thënë Hoxhaj.

Idenë për mësimin tërditor e ka përkrahur edhe kandidati për deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës Elmi Reçica.

“Ne duhet të punojmë për të vazhduar me procesin mësimor tërditor në mënyrë që ta dëshmojmë që niveli i shoqërisë sonë, niveli i mësimnxënies, por edhe niveli i gjendjes në familje është rrit. Kuptohet që nëse janë të punësuar të dy prindërit dhe fëmijët janë në shkollë, atëherë do të duhej që të kujdeset pikërisht shkolla dhe mësimdhënësit me të gjitha pjesë tjerë të ekipit të shkollës për ta. Çështje tjetër që unë dua të theksojë se një nga qëllimet e mësimit tërditorë, është që ne në periudhat që vinë jemi të interesuar që ngritet niveli i arsimit, por njëkohësisht të investojmë shumë që të rinjët tanë të mbesin këtu në Kosovës, është me shumë rëndësi që t’a ruajmë substancën e të rinjëve këtu, dhe në kuadër të kësaj ata mund të rrinë këtu nëse ka shkolla të tilla, arsimohen dhe edukohen në këtë formë, dhe nëse arsimohen në këtë formë, nëse i përshtaten edhe tregut të punës pas kryerjes së kësaj shkolle së paku për të siguruar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre”, ka theksuar Reçica.

Me këtë rast edhe drejtori i Qendrës së Kompetencës Bashkim Hyseni, ka falënderuar këta ta fundit për vizitën e bërë, ndërsa ka theksuar se cilësia e arsimit në këtë shkollë gjithnjë është në rritje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img