Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë janë duke mbajtur aktualisht konferencë për media është bërë thirrje që të mos bëhet panik, pasi siç thonë ata situata është nën kontroll.
Ministri i Shëndetësisë para mediave ka thënë se kjo konferencë është organizuar me qëllimin për të bërë kërkesë dhe lutje që të rritet kujdesi.
Ai ka konfirmuar se nga sonte do të rriten masat e mbikëqyrjes nga autoritetet, teksa ka thënë se ky mesazh nuk duhet të keqkuptohet.
“Ta rrisim kujdesin ta mbajmë distancën dhe të respektojmë masat e IKSHPk, ky është mesazh dhe lutje. Për këtë arsye nga sonte do të rritet kujdesi dhe masat e mbikëqyrjes nga autoritetet. Ky është mesazh i organeve dhe nuk duam të interpretohet në ndonjë formë tjetër. Ne do t’i përdorim të gjitha kapacitetet institucionale që të kalohet kjo situatë.”, ka thënë Zemaj.
Ndërkaq, drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani, ka bërë thirrje që të mos përhapet panik pasi që situata është nën kontroll, si e rasteve ashtu edhe e kontakteve.
Teksa, siç tha ai arsye për rritjen e këtyre rasteve janë edhe festat dhe lirimi i masave e hapja e vendeve të punës.
“Ne kemi ardhur në këtë pikë që ta kem situatën në kontroll që të kontrollojmë krejt situatën, kemi identifikuar të gjitha rastet dhe është sukses i jashtëzakonshëm në të cilën gjendemi. Lehtësimi i masave, festat në këtë muaj, ka ndikuar që të kemi rritje të rasteve në disa komuna, jo në të gjitha komunat e Kosovës.
Këtë javë do ta kalojmë me sukses dhe pa pasoja të mëdha të gjitha do të krahasohen me raporte përfundimtare si më të suksesshmet në botë.”, tha ai.
Kujtojmë se ditëve të fundit në Kosovë është shtuar numri i rasteve me koronavirus, ku për një javë u shënuan mbi 100 të tilla.
Sot në vendin tonë janë identifikuar 40 të infektuar me Covid-19, ndërsa dje 36. Shumica prej tyre kanë ardhur si pasojë e Festës së Bajramit dhe vizitave familjare.