17,11,2024

Ylber Bibaj, kuzhinier i shquar ferizajas në njërin nga restorantet më reprezentative të Cyrihut

Must Read

Ky kuzhinier me prejardhje nga Ferizaj, që nga viti 2013 punon në Restorantin vegjetarian HILTL AG në Cyrih, që njihet si ndër më të mirët në botë e që gjithashtu ka krijuar edhe një faqe recetash të ushqimeve që përgatit, Arti i ushqimit univerzal & YLA 73, ndërsa, siç dihet, shqiptarët më shumë adhurojnë gatojcat e mishit!

Nga Rexhep Rifati

Shumica e të rinjve shqiptarë nga Kosova në vitet e paraluftës u detyruan për shkak të rrethanave ekonomike e politike të ndërprejnë studimet në gjysmë dhe të emigrojnë në Perëndim. I tillë ishte edhe rasti edhe i një ish-djaloshi ferizajas, tash një nga kuzhinierët e shquar në Restorantin vegjetarian më të njohur në bot HILTL AG në , Cyrih.

Sa i përket vet jetëshkrimit të Ylber Bibajt, mësojmë se ai është i lindur 22 Prill 1973 në Ferizaj ku edhe ka kryer filloren e fillore e gjimnazin me sukses të shkëlqyer, por që rrethanat e kanë shty që derisa ishte student i vitit të tretë të Fakultetin elektronikë, dega energjetikës, të ndërpritet ëndrra e tij për tu diplomuar në këtë fakultet aq shumë të dëshiruar.

Në rend të parë mungesa financiare, e edhe gjendja shumë rënduar politike e shtynë Ylberin që të migrojë Zvicër, në Shkurtin e vitit 1997, ku edhe martohet e krijon familjen, por krahas kësaj i përkushtohet edhe ngritjes profesionale në ndonjërën nga zejet nga mund të sigurojë ekzistencën. Jo vetëm ai, por më vonë edhe tërë familja katërantarëshe i kushtohet shkollimit dhe ngritjes së vazhdueshme profesionale. Kështu çifti Ylberi e Nazifja kanë qy fëmijë, tashmë të rritur : Arbërimi 22 vjeçar, që tani mbaron Fakultetin e ekonomisë së përgjithshme në Cyrih dhe Detjonin 16 që vazhdon shkollimin profesional KV në Cyrih.

Por ti kthehemi më konkretisht Ylberit dhe punës së tij në Zvicër. Ja KONKRETISHT SE Çka thotë ai për punën që bënë që tash nuk e ka vetëm profesion por edhe pasion:

-Që nga viti 1998 kam fillua punën në Hotelin me 5 yje MARRIOTT Zürich, ku kam punua dhe mësuar profesioni në detaje universale të kuzhinës për afër 12 vite, mandej 1 vit e gjysmë kam punuar në Restorant të Rezidencës së pleqve në Zolikerberg , ndërsa nga viti 2013 punoj në Restorantin vegjetarian më të njohur në bot HILTL AG në , Cyrih, pra qe 7 vite, deri më sot .

Për arritjet e tij ai i është mirënjohës edhe disa nga profesionistëve të shquar të kuzhinës ndaj edhe donë që edhe publikisht ti falënderoj. Sepse, siç thotë ai: “në Hotelin Marriott, falënderoj gjermanin Andreas Piberhofer dhe zviceranin Mark Wolfensberger , por gjithsesi edhe bashkëkombësin tonë,

Specialistin e kuzhinës vegjetariane , që ka përvojë 25 vite në HILTL AG, Adnan Krasniqin, që gëzon një reputacion në këtë hotel reprezentativ, ku edhe unë punojë tash e shtatë vite.

Por, Ylberi nuk mjaftohet vetëm me punën që bënë në këtë hotel si kuzhinier, që tash me punën e tij ka fituar emër të mirë, por dëshiron që recetat e ushqimeve shumë të veçanta që i përgatit ti ndajë edhe me të tjerët. Ndaj edhe Ylberi ka krijuar një faqe ku vazhdimisht poston recetat e ushqimeve që përgatit, e që kanë zgjua interesimin e shumë adhuruesve të ushqimeve vegjetariane, ndonëse shqiptarët janë të dhënë më shumë në ushqimet që kanë si përmbajtje të tyre kryesore mishin! Por ai në faqen e tij Arti i ushqimit univerzal & YLA 73, nuk i harron as ushqimet tradicionale shqiptare, nga kuzhina jonë popullore, transmeton Prointegra.ch

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img