09,11,2025

Vrasje në tentativë në Ferizaj: Një person godet me veturë 49-vjeçarin, dyshohet për hakmarrje

Must Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Ferizaj, ku një person dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta një person tjetër.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari ka goditur me veturë viktimën, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

49-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka pësuar frakturë në këmbë.

Ndërkohë Policia kanë marrë dëshminë e viktimës, i cili ka deklaruar se i dyshuari ka vozitur me shpejtësi në drejtim të tij dhe më pas e ka goditur me veturë.

E krejt kjo dyshohet të jetë bërë për motive të hakmarrjes, pasi që dyshja edhe më parë kishin telashe mes vete, ku atëherë i dyshuar ishte 49-vjeçari që u lëndua sot.

Sinjali ka kontaktuar Policinë në Ferizaj, për të marrë informacione nëse personi i dyshuar ka rënë në pranga, mirëpo ata nuk kanë kthyer ende përgjigje.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img