18,11,2024

Vjen reagimi i SBASHK’ut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat

Must Read

Ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e pezullimit të Ligjit të Pagave ka reaguar edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë se SBASHK-u nuk ka se si ta mirëpresë këtë vendim.

“Unë do ti bashkohem mendimit. Mjekët, gazetarët, policët janë heronj e luftimit të një armiku të padukshëm. Ne nuk kemi si të e presim mirë këtë vendim. Ky Ligj është miratuar në Qeveri dhe Kuvend”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Jasharaj shtoi se së bashku edhe me sindikatat e tjera SBASHK-u, do të del me një vendim kundërshtues.

“Kjo ka krijuar një situatë të palakmueshme.Mjekët janë në detyrë, po edhe mësimdhënësit nuk po qëndrojnë duarkryq sepse po bëjnë punën në komunikim me prindërit dhe nxënësit, me anë të platoformave online.Ne do të bisedojmë me Sindikatat e tjera, për të dalë me një qëndrim kundërshtues”

Kreu i SBASHK-ut theksoi se Gjykata Kushtetuese ka rënë në ndikim të situatës së krijuar.

“Mjekët dhe policët janë heronjtë.Para tre diëve e kemi marrë një shkrim se kanë pranuar nënshkrimet kundërshtuese, dhe kemi pritur që do të reflektojnë, por si duket edhe Gjykata është ndikuar nga situata “.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img